Zgjedhjet 202; PS merr 74 mandate, ja si renditen PD dhe LSI! Vetëm në Tiranë vijon numërimi
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ka përfunduar në 11 qarqe.
Partia Demokratike ka triumfuar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, kurse PS në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Berat dhe Durrës.
Vetëm në qarkun e Tiranës vijon ende numërimi. Procesi i numërimit ka vijuar i qetë, përveç një incidenti të ndodhur një ditë me parë në shkollën “1 Maji” në Tiranë, ku policia shoqëroi 8 persona.
Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 752,739 vota, e pasuar nga PD-AN me 611,232, LSI deri më tani ka marrë 105,547 vota, kurse PSD 34,673 vota.
PS ka 74 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate. Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 5056, pra ngelen vetëm 142 për të nxjerrë rezultatin.
Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 73899 të pavlefshme.
Fraksion.com