AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores

Nga Facebook, Edi Rama, kryetari i PS,  fton socialistët, por jo vetëm, në Sheshin Skënderbej për të festuar për fitoren, në orën 18:00.

Rama ftesën e shoqëron edhe me një foto ku duket i buzëqeshur, ndërsa shkruan për “përqafimin e fitores”.

“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores. #PS12#Fitore #Kampionë, ” shkruan Rama.

PS ka marrë deri më tani 73 mandate, duke u bërë partia e parë në vend që do të qeverisë për tre mandate radhazi.

PD ka njohur një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku deri më tani ka marrë 59 ulëse në Kuvendin e ri krahasuar me 46 që ka pasur në 2017. Ndërkohë LSI ka patur një humbje të madhe, ku ka arritur që të marr vetëm 5 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara. Qarqet ku vijon ende numërimi janë Tirana, Durrësi, Lezha, Vlora dhe Fieri.

 

Fraksion.com