AktualitetPolitikëTë fundit

Numërohen 4572 qendra votimi në vend; PS kryeson me 48.67%, PD-AN 39.36%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rreth orës 06:00 të dhënat nga numërimi i 4572 qendrave të votimit në të gjithë vendin, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kështu nga 4572qendra votimi të numëruara nga 5199 në total, PS ka marrë 659387 vota, ose 48.67%, PD-AN 533171 vota, ose 39.36%, LSI 93439 vota, ose 6.90 %, PSD 30088 vota, ose 2.22 %, Nisma Thurje 8657 vota, BD 7239 vota, LN 6309 vota, PLDSH 4161 vota, LRE 3254 vota, ADR 2638 vota, PBK 1728 vota, ABEOK 1237 vota.

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 25 prillit nisi mbrëmjen e së dielës, disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit, dhe ka vijuar pa ndërprerje dhe pa problematika përgjatë gjithë natës.

 

 

Fraksion.com