“Incidentet tek shkolla ‘1 Maji'”; Rinis numërimi në KZAZ 30, në proces Zallherri, pritet të fillojë Farka
Ka rifilluar numërimi në KZAZ 30 e vendosur në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” në kryeqytet ku mbrëmjen e kaluar pati një përplasje fizike dhe policia shoqëroi 8 persona.
Deri në orën 2:30 të mëngjesit janë numëruar 55 kuti.
Të 6 grupet e numërimit janë ulur në vendet e tyre dhe kanë nisur numërimin.
Janë 6 kuti në proces që i përkasin Zallherrit.
Pasi të përfundojë kjo njësi, pritet të fillojë Farka, një zonë që kontrollohet nga zonja Mimi Kodheli e cila shpreson të thyejë herësin duke marrë vota personale.
Deri tani PS ka 11877 vota, PD 6797 vota, LSI ka rreth 1 mijë vota dhe PSD ka grumbulluar 680 vota.
Fraksion.com