Horoskopi javor, 25 prill-2 maj 2021
Ky është horoskopi javor, nga data 25 prill deri më 2 maj 2021. Parashikim i yjeve për punën shëndein dhe dashurinë për secilën shenjë.
Dashi
Gjatë kësaj jave nuk do jeni më nën presion për asgjë dhe mund të filloni disa projekte të mëdha. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lirë për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.
Demi
Gjatë kësaj jave do jeni shumë energji dhe gjallëri. Do e merrni çdo gjë me optimizëm. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë e veçantë. Do kaloni plot momente romantike së bashku me partnerin tuaj dhe emocionet gjithë kohës do jenë pozitive. Ju beqarët nuk duhet kurrsesi ta teproni me kërkesat për të gjetur princin e kaltër pasi askush nuk është perfekt dhe pa të meta. Buxheti nuk do jetë i keq. Përfitoni për të shlyer sa më parë borxhet e marra sepse më vonë do e keni më të vështirë. Shpenzimet kryejini me maturi gjithmonë. Shëndeti ka për të qenë shumë herë më i mirë. Tashmë nuk do ndieni më as dhimbje shpine si më parë. Sipas Dritare.net, në punë nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse gabimi më i vogël mund t’ua prishë të gjitha planet.
Binjakët
Këtë javë prioritet do ketë familja, fëmijët dhe të afërmit. Do ju kushtoni edhe më shumë rëndësi atyre. Ju të dashuruarit do i përkushtoheni edhe më tepër jetës tuaj sentimentale dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë më e ngrohtë. Të kaluarën e trishtë e të mbushur me probleme do e lini njëherë e mirë pas krahëve. Ju beqarët do ndihmoheni nga Venusi dhe do e gjeni me shpejt nga sa mendonin princin tuaj të kaltër. Perspektivat financiare janë goxha të mira. Do arrini ta mbani gjithë kohës gjendjen të qëndrueshme dhe do i kryeni edhe shpenzimet e nevojshme. Gjendja shëndetësore do vazhdojë të mbetet e mirë edhe pse mund të keni herë pas here shqetësime elementare. Në punë do jeni mjaft dinamikë dhe të gjithë do ju adhurojnë. Do merrni edhe disa shpërblime.
Gaforrja
Gjatë kësaj jave do ju realizohen të gjitha ëndrrat dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Nëse keni një lidhje jeta juaj nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marre vendime të menjëhershme. Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju. Bëni edhe pak më shumë durim. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mundojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.
Luani
Këtë javë nuk duhet të kërkoni më shumë sesa do jepni sepse vetëm sa do lëndoheni. Ju të dashuruarit duhet patjetër të bëni ndryshime në jetën tuaj sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamase. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Do e ndryshoni edhe perceptimin që kishit për dashurinë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.
Virgjëresha
Herë pas here do ju dalin edhe probleme gjatë kësaj jave, megjithatë falë të afërmve do mund t’i kaloni të gjitha. Jupiteri do e mbrojë jetën sentimentale për ju të dashuruarit dhe do kaloni plot momente të këndshme së bashku. Kujdes duhet të bëni vetëm me xhelozinë sepse atëherë kur nuk e prisni mund t’iu shkaktojë vërtet probleme. Ju beqarët do keni takime të papritura dhe mund të fillojnë lidhje pasionante. Në planin financiar do ekzistojë gjithë kohës ekuilibri dhe mund të bëni pa frikë edhe ndonjë shpenzim të vogël. Shëndeti do jetë i shkëlqyer po nuk abuzuat me pijet alkoolike dhe ato energjike. Në punë të gjitha ëndrrat do ju bëhen realitet. Do i ngjitni shpejt shkallet drejt suksesit dhe do ndiheni të plotësuar.
Peshorja
Këtë javë fokusi juaj do jetë familja. Çdo gjë tjetër vjen pas saj. Nëse jeni në një lidhje Hëna ka mundësi të ndikoje pozitivisht tek jeta juaj sentimentale dhe emocionet do jenë shumë herë më të forta. Nuk do mungojnë as surprizat e këndshme nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet t’i marrin gjërat me qetësi dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitoheni. Kjo javë do jetë e mbushur me të papritura fantastike. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Gjendja jo vetëm që nuk do ketë më probleme, por ka mundësi që të jetë edhe më e begatë. Shëndeti do jetë i mirë dhe pa probleme. Nuk do prekeni as nga virozat e stinës. Sipas Dritare.net, në punë do jeni në rrugën e duhur për të arritur atë që dëshironi. Vazhdoni kështu dhe të gjithë do ju mbajnë në gojë për suksesin që do arrini.
Akrepi
Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë këtë javë duhet t’i pranoni gabimet dhe të mundoheni t’i ndreqni. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë mjaft sensuale dhe e bukur. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet më së miri. Ju beqarët duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranoni të dilni me persona fanatikë dhe xheloze. Do vuani në të ardhmen. Me financat do jeni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Nuk do ndodhë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jetë goxha i mirë. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni nga asgjë. Në punë do jeni mjaft profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini.
Shigjetari
Gjatë kësaj jave do keni nevojë jetike për të forcuar bazat tuaja dhe do largoni nga vetja personat toksikë. Nëse keni një lidhje ka rrezik që rutina ta pushtoje jetën tuaj dhe herë pas here do ndiheni si të mbytur. Mundohuni sa më parë të shtoni dozat e fantazisë sepse në të kundërt keni për të pasur probleme shumë serioze. Ju beqarët nuk duhet kurrë të bëni premtime para se të jeni të sigurt për hapat që do hidhni sepse mund të pendoheni dhe mund të lëndoheni. Në planin financiar gjendja do mbetet e njëjtë. Bëni sa më shumë kujdes që të mundni me shpenzimet. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Këshillohuni sa më parë me mjekët nëse nuk doni të keni probleme më serioze. Në punë do bëni edhe sakrifica vetëm që situata të ndryshoje për mirë. Me pak mundim do ja dilni mbanë.
Bricjapi
Ka mundësi që këtë jave Mërkuri t’iu destabilizoje tërësisht. Here pas here nuk do merrni dot as frymë lirisht. Ju të dashuruarit nuk do arrini dot të ruani harmoninë e jetës tuaj sepse shumë persona do ndërhyjnë dhe do ua shkatërrojnë atë. Mirë është të gjeni momentet e duhura dhe të flisni qetësisht me atë që keni në krah. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk do arrini dot ta gjeni personin tuaj të ëndrrave. Gjendja e financave do jetë më e kënaqshme se një javë më parë, megjithatë mirë është që të mos kryeni shpenzime të nxituara pa u menduar. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes sepse lodhja mund të sjelle probleme. Në punë do jeni elokuentë dhe bindës. Çdo gjë që keni menduar do e arrini sa hap e mbyll sytë.
Ujori
Gjatë kësaj jave do jeni më të ndërgjegjshëm për gjërat që do bëni dhe do mbani përgjegjësi. Për ju që keni një lidhje asnjë planet nuk do ndikojë prandaj çdo gjë do varet prej mënyrës sesi ju do silleni. Mundohuni sa më parë t’i zgjidhni mosmarrëveshjet e mbetura pezull prej kohësh në mënyrë që të ndiheni edhe më të qetë. Ju beqarët do jeni më të privilegjuar dhe do arrini ta gjeni shpejt personin tuaj të ëndrrave. Sektori i financave nuk ka për të pasur probleme sepse në çdo moment do dini mirë si të veproni. Gjendja shëndetësore do vazhdojë të jetë e qëndrueshme. Nuk do keni më as dhimbje koke dhe as dridhje trupi. Në punë mund t’iu dalin herë pas here disa probleme, por nuk duhet ta lëshoni veten. Gjithçka mund të kalohet me durim dhe këmbëngulje.
Peshqit
Gjatë kësaj jave do i planifikoni gjërat me shumë kujdes dhe do i hidhni hapat pasi të jeni plotësisht të sigurt. Nëse keni një lidhje, falë ndikimit të Saturnit, jeta juaj do jetë më pozitive se më parë. Do shihni vetëm përpara dhe do mundoheni ta bëni çdo çast sa më interesant. Ju beqarët më në fund do merrni frymë lirisht sepse do e gjeni që ditët e para personin që keni ëndërruar prej kohësh. Të ardhurat do përmirësohen ndjeshëm. Shfrytëzojeni mundësinë për të bërë investimet e menduara dhe pse jo edhe për të hequr disa para mënjanë. Shëndeti do jetë tejet i paqëndrueshëm. Herë do jeni në formë e herë do keni shqetësime nga pjesë të ndryshme të trupit. Në punë do keni rivalitet shumë të fortë, por me pak kujdes dhe këmbëngulje do dilni të parët.
Fraksion.com