Votimi elektronik, shpallen rezultatet në Njësinë 10, PS e para me 6007 vota, PD-LSI marrin 5178 vota
Partia Socialiste ka fituar në Njësinë 10 në kryeqytet ku për herë të parë u votua elektronikisht. Ka qenë vetë Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në shkollën “Qemal Stafa” gjatë dhënies së rezultateve për KZAZ 40.
Rezultatet janë shfaqur live për opinionin publik. Celibashi tha se as KQZ nuk është njohur më herët me të dhëna dhe logimi është për herë të parë. Gjatë natës është kryer importimi për KZAZ 40.
PS 6007 vota
PD 4550
LSI 628
PSD 208
Boiken Abazi 179
Fraksion.com