Turqia shpall kërkimin ndërkombëtar për themeluesin e Thodex që u arratis në Shqipëri me 2 milionë dollarë
Turqia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për themeluesin e platformës së tregtisë së kriptomonedhave Thodex
Mediat shtetërore raportojnë se Faruk Fatih Ozer është arratisur në drejtim të Shqipërisë, pasi mashtroi 391,000 investitorë turk duke ju marrë 2 milion dollarë.
Policia ka arrestuar 62 persona në 8 qytete turke për lidhje të dyshuara me kompaninë e Ozer, Thodex. Ozer i quajti akuzat kundër tij “të pabazuara” dhe tha se ai ndodhet në Shqipëri për takime pune.
Ministria turke e drejtësisë ka filluar procedurat ligjore për të kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e Ozer nga kryeqyteti shqiptar Tirana, njoftoi Anadolu, duke shtuar se Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu kishte folur me homologun e tij shqiptar në telefon.
Një numër në rritje i turqve kishin vendosur vitet e fundit të përdorin kriptovaluta në një përpjekje për të mbrojtur kursimet e tyre nga një rënie e vlerës së monedhës vendase, lira. Por tregu turk i kriptovalutave është i parregulluar.
Javën e kaluar, Turqia tha se do të ndalonte përdorimin e kriptovalutave për të paguar për mallra dhe shërbime nga 30 Prill.
Ndërkohë që autoriteti turk i mbikëqyrjes së krimeve financiare bllokoi të gjitha llogaritë bankare të platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave Vebitcoin në vend. Masa erdhi pasi Vebitcoin njoftoi se ndaloi të gjitha aktivitetet e saj duke përmendur problemet financiare.
Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) gjithashtu filloi një hetim ndaj Vebitcoin dhe menaxherëve të saj, duke u bërë kështu e dyta kompani që i nënshtrohet hetimeve.
Fraksion.com