Dibër, ndaluan punonjësen që shpërndante pensionet, nën hetim kandidati për deputet i PD dhe 4 anëtarë të grupit të armatosur për mbrojtjen e votës
Ndaluan punonjësen që shpërndante pensionet, nën hetim 5 anëtarë të grupit të armatosur të PD-së për mbrojtjen e votës.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit :
A. S., Gj. M., L. H., B. D., A. O., banues në Dibër, (simpatizanë të një subjejti politik)
Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme, në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndares e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.
Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale” Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, njofton Policia.
Fraksion.com