AktualitetPolitikëTë fundit

Yuri Kim mesazh Presidentit: E papranueshme të kërcënosh me sfurqe, këto deklarata meritojnë dënim! Meta: Mos u merr me punët e brendshme të Shqipërisë; Boll mbështete Ramën

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të ashpër duke shigjetuar drejtpërdrejt Ilir Metën duke i thënë se thirrje për mprehej të sfurqeve dhe sëpatave janë të dënueshme dhe duhet mbajtur përgjegjësi

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”, shkruan Kim.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit Ilir Meta i cili nga një studio televizive i është përgjigjur që të mos mbështesë më Ramën dhe të mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Meqë më dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet më Edi Ramën. Meqe jam transparent po ju them edhe një fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre ne punet e brendshme te Shqipërisë ne kete menyre te njeanshme”, tha Meta.

 

Fraksion.com