AktualitetTë fundit

VIDEO/”Ti merr lekët, më jep votën”; Kandidati i LSI blen vota në Tiranë: Mos e ngri zërin se kemi kontrolle

Video investigime janë  publikuar mëngjesin e sotëm dhe trregojnë se si kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etjon Joka, blen vota nëpër Tiranë. Në një moment ai shihet kur shpërndan dollarë.

“Hajde një sekondë. Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik? Ma jep dorën (i jep 100 dollarë), ma bë një drekë se unë s’vi dot”, i thotë Joka qytetarit.

“Një votë po ma humb më ngel hatri thotë ai. Ti merr lekët, më jep votën . Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohet të thotë Joka në video.

Etjon Joka është i renditur i 22 në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë.  Në një tjetër video ai duket që bisedon me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij. I pyetur nga një prej bashkëbiseduesve se çfarë do të ndodhë nëse Rama ‘bën ndonjë dallavere’, Joka i përgjigjet ‘dallaveren na e lë neve në dorë’.

Ndërkohë që në një tjetër video Edison Babo, i cili është eksponent i angazhuar me LSI, vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve, ndërsa përmend dhe kryetaren e LSI.

Tako Monikën, fol me Monikën”, thotë ai

Dhe akoma me skandaloz është fakti kur flasin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë.

Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues. Kujtojmë se ditët e fundit PD dhe LSI akuzojnë Partinë Socialiste se po blen vota, madje PD ka ngritur edhe grup të strukturuar të armatosur për ‘të mbrojtur’ votën.

 

Fraksion.com