Replika mes Kim dhe Metës; Rama: Një i dehur dhe komplet jashtë binarëve, fatkeqësi e madhe se Shqipëria sot është pa President
Kryeministri Edi Rama duke komentuar deklaratat e Presidentit Meta dhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, theksoi se “ti thuash ambasadores boll mbrojte Edi Ramën, një president, është një muhabet zhelesh dhe nuk e di si u katandis kjo punë kështu”.
Në emisionin ‘Open’ i pyetur për një koment lidhur me përplasjet mes ambasadores Kim dhe Presidentit Meta Rama tha se “komenti që bëj e bëj duke iu drejtuar gjithë atyre që na ndjekin tani, për tu thënë se në 25 prill përveç tjerave duhet votuar për dinjitetin e Shqipërisë që është bërë zhele nga një president zhele është e pakonceptueshme për një vend si Shqipëri në këtë stad anëtar i NATO-s, një vend që javën e ardhshme pret stërvitjen më të madhe të organizuar ndonjëherë nga NATO në këtë pjesë të botës”.
“Një vend që është vend kandidat për BE-në dhe ka marrë dritën jeshile për çeljen e negociatave dhe që kërkon të ulet në tavolinë për të filluar me procesin e konferencave ndërqeveritare, të dëgjosh një të dehur komplet, i dehur totalisht që fatkeqësisht është President i shqiptarëve. Problemi nuk është se çfarë ka thënë problem është se çfarë Shqipërie duan shqiptarët të nesërmen e 25 prillit”, – theksoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “një Shqipëri që të kthehet në duart e Ilir Metës, Sali Berishës dhe gjithë atij tabori e të futet në një kurs përplasje me botën apo një Shqipëri që të çlirohet përfundimisht nga Ilir Meta, Sali Berisha dhe që përfundimisht ti japë edhe PD-së dhe opozitës një arsye të fortë për të reflektuar rreth vetvetes dhe për tu zgjuar pas kaq vitesh të jetuari në mohimin e realitetit duke kërkuar gjithmonë fajin e humbjeve tek të tjerët, duke fajësuar gjithmonë të tjerët për gjendjen e tyre”.
“Të komentosh një njeri që është komplet jashtë binarëve dhe që është një fatkeqësi e madhe për të gjithë ne se Shqipëria sot është pa President, siç e thashë është hedhur nga dritarja e gjendet mes nesh në mes të luftës politike si një agjetator i dhunës, i tensionit, i ekstremeve që janë të paimagjinueshme dhe të arrihet të flitet si një kalama kastravec, si një kastravec, se kalamajtë janë më të përmbajtur. Ti thuash ambasadores boll mbrojte Edi Ramën, një president është një muhabet zhelesh dhe nuk e di si u katandis kjo punë kështu”, – u shpreh Rama.
Kryeministri Rama tha se “është 25 prilli dhe shqiptarët vendosin se me çfarë fytyrash duan të përfaqësohen në botë me çfarë karakteresh duan të përfaqësohen e të ndërtojnë marrëdhëniet me botën e çfarë karakteri do ketë ky vend kur merr vendimin dhe si do jetë ky vend jo për katër vjet, por për shumë vite që vijnë”.
“Jam shumë i bindur që goditja e merituar ndaj Ilir Metës e Sali Berishës që janë totalisht në kontroll të gjithçkaje bën Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi do të jetë një moment shumë i rëndësishëm për ta tejkaluar politikën e këtyre 30 viteve, pasi vetvetiu PD do ndërrojë strategji”.
I pyetur nëse zgjedhja e Metës është eksperiment, Rama tha se “nuk ka qenë eksperiment në radhë të parë , ka qenë një zgjedhje e imponuar nga konfiguracioni i atij momenti. Në momentin kur ne zgjodhëm President Ilir Metën opozita nuk ishte në sallë. E kam përsëritur disa herë Ilir Meta nuk është zgjedhur President nga unë dhe PS, është zgjedhur nga votat e tij. Pa votat e tij nuk zgjidhej dot presidenti. Nga ana tjetër përgjegjësitë e mia nuk i mohoj kurrë, nuk po them që ka qenë një zgjedhje e imponuar në kuptimin që unë e kam pasur parasysh që çdo ndodhte. Ka qenë një një zgjedhje e imponuar nga numrat, por një zgjedhje duke pasur parasysh gjithë ecurinë e karrierës së Ilir Metës, karakterin e tij flirtues me të dyja palët duke pasur parasysh edhe faktin Ilir Meta fliste me të gjitha palët”.
“Pa diskutim e kam ditur që Ilir Meta nuk do të ishte një President dashamirës ndaj shumicës, nuk e ka diskutuar këtë gjë. Kam qenë i bindur se do fitonim zgjedhjet vetëm dhe Meta do kishte një rrotullim nga ato të hënës që i ndodhi dhe që ai do të ishte një ishte President pranë opozitës, por deri këtu jo”, – tha Rama.
I pyetur nëse është një nga fushatat më të tensionuara pas ’97 Rama tha se “jo se nuk do të konsideroja komponentin absurd që ka fushata që është Ilir Meta, i hedhur pa parashutë nga dritarja e zyrës në Presidencë mu në mes fushatës që është burimi dhe burimi më i pranishëm i përditshëm i rritjes së tensionit, nëse nuk do të konsideroja edhe këtë që ndodhi në fund që është rezultat i asaj strategjie tensioni të projektuar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”.
Rama tha se Meta është bërë gazi i botës, është turp kombëtar, është turp shoqëror.
I pyetur për deklaratën e Presidentit Meta se deklarata e ambasadores amerikane Yuri Kim është një turp dhe se e fton ambasadoren Kim dhe kryeministrin Rama live në studio për t’u përballur, Rama u shpreh se, “po ç’është ky mo? Ç’është ky? Po ç’a ftese? Ftesë është kjo? Ore e kuptoni ku jemi katandisur? Ç’është ky njeri që i fton njerëzit live, i fton njerëzit nëpër studio ka dalë si ata, më fal për shprehjen ata të marrët ën algje që thonë hajde zbrit poshtë të flasim bashkë, hajde dil këtej të flasim bashkë, hajde ulu, hajde ku të dush ti, hë si e ke”.
“Ore po ç’është ky? President është ky? Po ky është gazi i botës, ky është turp kombëtar, ky është turp shoqëror, ky është turpi i çdo familje që ka fëmijë edhe që duhet t’i edukojë”.
“Një i dehur që thotë. Është një turp i madh. Hajde po të ftoj këtu. Hajde ke Çim Peka. Nëqoftëse s’do ke Çim Peka, hajde se po të ftoj ke Çim Selami. S’do ke Çim Selami hajde shkojmë tek Çim Hysa. Po ç’është ky more? Po ç’është ky hall i madh? po në vitin 2021 Shqipëria me këto dordolecë”, tha Rama.
Fraksion.com