Rama-Metës: Vlora do të ndihmojë që ti të gjesh rrugën e shtëpisë
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga Vlora se, “atë dhuratë kaq të bukur natyrore që i bëri Zoti vendit tonë, në vend që ta kthente në mirëqënie për popullin e vet, dora e mbrapshtë e robit, dora e të gjithë atyre që në histori janë e njëjta gjë, nuk ia bënte dot Shqipërisë, atë që i bëri Saliu, me Suden, Rrapushin e Vebiun”.
Në takim përmbyllës elektoral të PS-në Vlorë, Rama tha se “asnjë armik nuk ia bën Shqipërisë sot atë që i bën Presidenti i Republikës”.
Ndaj, vijoi ai, udhëkryqi i 25 prillit është shumë i qartë. Kush është i pakënaqur si unë dhe është gati që pakënaqësinë ta kthejë në energji për forcën e karakterit, zgjedh 12-ën dhe Shqipëria ngjitet në majën ku Zoti e deshi. Kush pakënaqësinë e ka të pamundur ta mundë, nuk ka problem.
“Por sot, besoj se ju e ndiqni Liken në kohë reale, sot Likja ishte zbutur. Sot Likja fliste për festë demokracie. I kishte harruar sëpatat, sfurqet dhe kërcënimet dhe ishte bërë goxha i matur. Ia kam thënë: Like, lëre rakinë përpara se të ta nxjerrin të tjerë, se kur ta nxjerrin të tjerët është problem i madh. Like, dëgjoje vajzën, shko në shtëpi dhe Vlora do të ndihmojë që ti të gjesh rrugën e shtëpisë. Të hënën keni për ta parë ju sesi të tërë ata trima, të tërë ata që na tregojnë armët me leje, sëpatat dhe sfurqet, do të bëhen lepuj, ashtu siç i keni bërë ju kur keni vendosur të thoni fjalën tuaj”, – tha Rama.
Fraksion.com