Ndjesa e Mziut; “Prita që Likja të marrë sopatën për kandidatin e vet”, Rama: Falja e tij s’i duhet dreqit!
Në përmbyllje të fushatës elektorale në Durrës, zonë ku kërkon një mandat deputeti përpos Vlorës, kryeministri Edi Rama komentoi ndjesën e kandidatit demokrat Xhelal Mziu pas thirrjes për të përsëritur precedentin e Elbasanit.
Rama deklaroi falja e tij nuk i duhet as dreqit, ndërsa shtoi se PD kërkoi falje për deklaratën e tij ndërkohë që sipas tij duhet të kishte kërkuar falje edhe për atë që ndodhi në Elbasan.
Kreu i qeverisë u ndal edhe te denoncimi për kapjen e kandidatit të LSI duke blerë vota, duke ironizuar se në atë moment kishte pritur që presidenti Ilir Meta të kapte sopatën, pasi ky i fundit ka deklaruar se në rast se kap një person duke vjedhur vota do i presë dorën.
“Jam shumë krenar për patronazhistët e Durësit, Shijakut dhe Krujës. Sepse këtu në Durrës falë gjithë kësaj armate qytetare, falë kësaj armate njerëzish të zakonshëm dhe të buzëqeshur, paqësor por të vendosur më 25 Prill ne do ju tregojmë nga Durrësi të gjithë shqiptarëve dhe atyre që nuk kanë lënë gurë pa luajtur për të na penguar në rrugën tonë se Durrësin dhe PS nuk ka forcë që i ndal. Sot patë një fytyrë të dalë nga zgarfellat e historisë shqiptare.
Që duket sikur shekujt e kanë harruar mes nesh. Një fytyrë që është shëmbëlltyra më kuptimplotë, reale, e prekshme. Ai u tha disa njerëzve që ishin mbledhur aty që mjaftonte një telefonatë dhe ky bashkë me grupin e tij do shkonin në vendin nga ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan. Pastaj ky kërkoi falje. Falja e tij nuk i duhet dreqit jo shqiptarëve.
Ndërkohë që ky kërkon falje nga frika pasi ata që e kanë nxjerrë të kërkojë falje i kanë mbushur atë që nuk thuhet, nuk kanë kërkuar akoma falje për atë që ndodhi në Elbasan. Kërkojnë falje për një fjalë të rëndë të nxjerrë nga goja e një analfabeti funksional dhe nuk kërkojnë falje për atë që ndodhi në Elbasan. Sot një deputet i Ilirit dhe Monikës u kap duke blerë votat
Thashë Like merr sopatën dhe shko priti duart. Likja nuk doli por lëshoi një postim. Votoni mos kini merak, do jetë ditë feste. O Like. Ta kisha thënë o lëre rakinë, o do të ta nxjerrim me zor”, deklaroi Rama.
Fraksion.com