“Më lëshoni një raketë”; Meta i thotë SHBA-ve që ta çojnë te Mali me Gropa
Jashtë kontrollit dhe i acaruar, Presidenti Ilir Meta nuk kurseu sot as sulmet ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim. Meta tha se i ka thënë ambasadores ta lajmërojnë nëse SHBA ka ndonjë problem me të, duke shtuar se “unë e di që ju edhe më vrisni po të doni”, duke i kërkuar që “të paktën të më çoni te Mali me Gropa”.
“Ilir Meta këtë fuqi e gjen te raporti i ndershëm me Kushtetutën, SHBA dhe me popullin e Shqipërisë. Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mirë me disa ambasadorë amerikanë jo për faj të tij por për faj të të tjerëve. Zonja e nderuar Kim që ka hyrë në këtë lojë më ka thënë se ti ke bërë një letër për Dvoranin, dhe unë i thash që t’i thërrisnin mendjes dhe unë nuk doja që ta botoja këtë letër. Ajo më mori në telefon dhe më tha që mos bëj zhurmë dhe se do respektojmë Venecian, dhe më thotë se ne dimë ca gjëra për ty. Çfarë dini ju për mua nxirrini të gjitha i thash për popullin se unë mbroj popullin shqiptar. Por po ia them sot kësaj zonje që provokon presidentin e nxitur nga Rama, se unë respektoj Kushtetutën. Nëse preket vota e popullit, rezultati nuk mund të pranohet. Unë kam shumë respekt për të. Janë 100 ambasada të mbajnë vendin e tyre. Nëse SHBA kanë një problem me mua siç thotë ky qen bir qeni çuni i Kristaq Ramës, SHBA nëse kanë gjë me mua, se ky nxjerr spiunët e UDB-së, Frrok Çupin me shokë. Ilir Meta e di që nuk është i pavdekshëm, nuk jam nga ata që mendojnë se jam i pavdekshëm, se kur ka vdekur dhe Skënderbeu, jo më Ilir Meta. I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë. Takimin e parë ia kam thënë zonjës, moj zonjë, je këtu për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo mes Serbisë dhe Amerikës.”, tha Meta.
Fraksion.com