Kryeministri Rama ngjit familjen në skenë, Zaho mbyll fushatën: Unë e dua Vlorën!
Në vijim të fjalës së tij në Sheshin e Flamurit në Vlorë, që ishte mbushur me simpatizantë të PS-së, Kryeministri Edi Rama thirri të ngjiten në podium djali i tij i vogël, Zaho, bashkë me të ëmën Lindën, vëllain Gregun dhe motrën Rea.
“Zaho, hajde këtu, merre mamin, motrën dhe vëllain me vete. Ju prezantoj me familjen. Sa herë i thua ‘ore bëj mësimet’, ‘I bëra mësimet, do më çosh në Vlorë?’ Ore shko bëj not. Po bëra not do të më cosh në Vlorë? Ja ku je në Vlorë”, – tha Rama.
Rama i dha mikrofonin Zahos, i cili tha: “Mirëmbrëma! Unë dua Vlorën”.
“Zaho do Vlorën. Vlorën e do gjithë Shqipëria. Vlora më 25 prill do të vulosë ngjitjen e Shqipërisë në një majë tjetër”, – tha Rama.
