Koronavirusi në Shqipëri: 156 raste të reja në 24 orët e fundit, 3 humbje jete
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3079 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 156 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 40 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 9 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Durrës, Devoll, Gramsh, 6 raste në Fier, 5 raste në Elbasan, Lushnje, 4 raste në Gjirokastër, Pogradec, Peqin, 3 raste në Vlorë, Vau Dejës, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Shijak, Maliq, Këlcyrë, 1 raste në Mallakastër, Përmet, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Cërrik, Poliçan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 104,278 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qyetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 62 – 78 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (23 Prill 2021)
Raste të reja ditore 156
Të shëruar në 24 orë 696
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3079
Testime totale 620,743
Raste pozitive 130,270
Raste të shëruara 104,278
Raste Aktive 23,625
Humbje jete 2,367
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17882
Fier 2008
Durrës 876
Shkodër 731
Gjirokastër 565
Korçë 600
Vlorë 326
Dibër 205
Kukës 228
Elbasan 113
Berat 65
Lezhë 26
Fraksion.com