AktualitetPolitikëTë fundit

“Iliri si një kastravec i dehur”; Replikat mes Yuri Kim dhe Metës, reagon Rama: Shqipëria është pa President sot!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar replikat mes presidentit Ilir Meta dhe ambasadores së SHBA Yuri Kim.

Në Open, Rama tha se Meta është një kastravec që flet në gjendje të dehur në një gjuhë të papranueshme për një vend që synon të anëtarësohet në BE.

Rama deklaroi se vendi sot është pa president, pasi Meta sipas tij është hedhur nga dritja si agjitator i dhunës dhe tensionit.

“Komentin që bëj e bëj duke thënë që më  25 Prill përveç të tjerave duhet votuar për dinjitetin e Shqipërisë që është bërë zhele nga një president zhele. Është e pakonceptueshme për një vend që javën e ardhshme pret stërvitjen e organizuar nga NATO, është kandidat për BE, të dëgjosh një të dehur totalisht që fatkeqësisht është presidenti I Shqipërisë.

Problemi nuk është farë sot por çfarë Shqipërie duan shqiptarët për të nesërmen. Një Shqipëri që të futet në një kurs përplasje me botën apo të çlirohet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe t’i japë PD një arsye të fortë për të reflektuar5 pas kaq vitesh në mohimin e realitetit. Kjo është zgjedhja. Të komentosh një njeri që është komplet jashtë binarëve dhe është fatkeqësi të madhe. Shqipëria është pa president sot.

Ai është hedhur nga dritarja si agjitator I dhunës dhe tensionit. Të arrihet të flitet si një kastravec, dhe t’i thuash ambasadores boll mbrojtje Edi Ramën. Fatmirësisht është 25 Prilli dhe shqiptarët vendosin se me çfarë fytyrash duan të përfaqësohen në botë dhe çfarë karakteri do të ketë ky vend. Jam I bindur që goditja ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës do të jetë një moment I rëndësishëm për të tejkaluar politikën e këtyre 30 viteve”, deklaroi Rama.

 

Fraksion.com