AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: 134 raste të reja në 24 orët e fundit, 6 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

32 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Vlorë, Gjirokastër, 6 raste në Devoll, 5 raste në Lezhë, Kavajë, Pogradec, 4 raste në Fier, 3 raste në Durrës, Elbasan, Malësi e Madhe, Memaliaj, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Sarandë, Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Maliq, Poliçan, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Berat, Mallakastër, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Peqin, Gramsh, Këlcyrë, Konispol.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (22 prill 2021)

Raste të reja ditore   134

Të shëruar në 24 orë  516

Të shtruar në spitale  155

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore    2517

Testime totale  617,664

Raste pozitive   130,114

Raste të shëruara  103,582

Raste Aktive   24,168

Humbje jete  2,364

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   18096

Fier 2060

Durrës  933

Shkodër   756

Gjirokastër 665

Korçë    629

Vlorë  350

Dibër  253

Kukës  242

Elbasan  97

Berat   65

Lezhë  22

 

Fraksion.com