AktualitetPolitikëTë fundit

“Do më votosh mua”; Rama përshëndet Zahon nga mitingu në Tiranë: Linda nuk e la të vinte

Pasditen e kësaj të enjte Partia Socialiste zhvilloi aktivitetin e madh përmbyllës të fushatë në Tiranë, që u mbajt në “Sheshin Skënderbej”.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur fjalën e tij me një përshëndetje për djalin e tij të vogël, Zahon.

Kreu i qeverisë tha se Zaho kishte dëshirë ti bashkohej sot në shesh.

“Dua të përshëndes Zahon nga këtu sepse donte të vinte por Linda i tha Zaho ti nuk mund të shkosh atje se ti nuk mund të votosh dhe Zaho tha: po kur do votoj unë?. Do votosh kur të rritesh i tha Linda. Po mirë kur të rritem unë do më votosh mua i tha ai. Por unë nuk i thash Zahos që për të shkuar deri atje duhet të bësh shumë patronazhime”, tha Kryeministri.

 

Fraksion.com