AktualitetTë fundit

Vrasja dhe plagosja e 4 personave: Blindohet Elbasani dhe Tirana: Përfaqësues të PS dhe PD thirren për të dëshmuar

Blindohet Elbasani dhe Tirana. Pak minuta pas vrasjes së 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani dhe plagosjes së katër personave, mes tyre një efektive, Tirana dhe Elbasani janë mbushur me forca të shumta policie.

Njoftohet se disa persona shoqërohen në Tiranë dhe në Elbasan si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ngjarja:

Vritet me armë zjarri te lagjja 5 Maji në Elbasan Pjerin Xhuvani, me profesionin mjek. Ai është akuzuar nga Partia Demokratike si mbështetës i Partisë Socialiste dhe i Edi Ramës dhe i lidhur me bandat.

Autori për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan mësohet se është, Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEAS, shoqërues i Gazment Bardhit. Ai ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota.  Raportohet se dëshmitarë okularë kanë thënë se Paplekaj ka dalë nga një furgon i PD-së dhe ka qëlluar në drejtim të vendit ku ka qenë Xhuvani.

Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.

Nga të shtënat sot  kanë mbetur edhe 4 të plagosur. Bëhet fjalë për Emiljan Prenga 39 vjeç,  Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku  32 vjeç dhe Xhensila Sota  27 vjeçe  ( punonjëse e policisë).

Pjerin Xhuvanin ishte i përshirë në përplasjen në Elbasan, Ditën e Verës, mes militantëve të PS dhe PD. Në atë kohë opozita akuzoi mbështetësit e Ramës që dhunuan qytetarët ishin eksponentë të krimit të organizuar dhe se atë ditë ishin edhe të armatosur. Xhuvani ka qenë dhe ish-kryetar i LSI-së.

Në vendngjarje, vetëm pak minuta pasi ka ndodhur krime ishte dhe drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ku ka justifikuar krimin duke thënë se shtabi elektoral i Taulant Ballës po blinte vota.

 

Fraksion.com