“Përplasja Mehmetaj-Bashkia Fier”; Meta kandidatëve të LSI: Mos bini pre e provokimeve! Po u prek një votë më 25 prill do t’i ndjekim këmba këmbës horrat
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me denoncimin e kandidates së LSI, Kejdi Mehmetaj, për Bashkinë e Fierit, se policia po heq banerat e partisë së saj, pasi pritet të shkojë kryeministri Edi Rama, për takimin përmbyllës të fushatës në qytetin e Fierit.
Përmes rrjetit të tij saj social Facebook, Meta i ka bërë thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment.
“Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma”, shtoi Meta.