AktualitetPolitikëTë fundit

“Mprihni sëpatat e sfurqet”; Ilir Meta: Me në krye Presidentin do të mbrojmë votat

I papërmbajtshëm nga Presidenca Ilir Meta, pas përplasjes së ish-forcës së tij politike, LSI-së dhe Bashksië së Fierit për banderolat në vende publike në këtë qytet. Meta tha se ky është një provokim nga Edi Rama që kërkon të prishë zgjedhjet. Sipas tij po u prek një votë më 25 prill Edi Rama nuk do të gjejë vrimë ku të futet.

Meta bëri thirrje se burrat e gratë e Mallakastrës duhet t’i ‘mprehin sfurqet e sëpatat se po u prek një votë e vetme kështu do bëjë gjithë Fieri dhe Shqipëria me në krye Presidentin’.

“Burrat e gratë e Mallakastrës ti mprehin sfurqet e sëpatat se po u prek një votë e vetme kështu do bëjë gjithë Fieri dhe Shqipëria me në krye Presidentin.  Ata duan të krijojnë idenë, sicc bënë në Elbasan dhe të krijohet ideja se LSI me porosi të Presidentit të krijojë probleme. Ne e dimë shumë mirë se nga vijnë këto probleme”, tha Ilir Meta.

 

Fraksion.com