Polonia bashkohet me misionin e sigurimit të NATO-s për Turqinë
Polonia vendosi një kontigjent trupash në Turqi të martën (20 Prill 2021), në mbështetje të masave të NATO-s për të forcuar sigurinë në juglindje të Aleancës. Vendosja e planifikuar prej kohësh do të përfshijë deri në 80 personel, duke mbështetur Turqinë me patrulla detare mbi Mesdheun lindor dhe Detin e Zi me një avion polak M28 “Bryza”. Misioni do të punojë gjithashtu së bashku me grupet detare të NATO-s në rajon.
Zëdhënësja e ATO-s Oana Lungescu e mirëpriti masën, duke thënë: “Vendosja e Polonisë në mbështetje të Turqisë demonstron solidaritetin e NATO-s në veprim. Këto patrulla detare do të ndihmojnë për të rritur ndërgjegjësimin e situatës së Aleancës në rajon dhe për të rritur sigurinë tonë të përbashkët.”
Aleatët ranë dakord mbi një paketë masash të përshtatura sigurimi për Turqinë në 2015, për të ndihmuar Turqinë t’i përgjigjet një ambienti të paqëndrueshëm të sigurisë. Këto masa përfshijnë një prani të shtuar të avionëve mbikëqyrës AWACS në rajon; rritja e aktiviteteve detare në Mesdheun lindor; Aktivitetet e inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit dhe ndarja e informacionit.
Fraksion.com