Plagosja e sekretarit të PD-së në Kavajë, në kërkim tre persona
Pas plagosjes me armë të 27-vjeçarit Bledar Okshtuni në zyrën e PD-së në Kavajë, Klan News mëson se Ndiçim Jonuzi, Markel Shtylla dhe Dorian Troplini janë shpallur në kërkim nga policia.
Jonuzi hyri në ambientet e zyrës së Partisë Demokratike të martën rreth orës 19:00 dhe hapi zjarr në drejtim të Okshtunit, duke e lënë atë të plagosur në këmbë.
27-vjeçari Okshtuni, sekretar i PD në Kavajë, u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja sipas policisë, erdhi si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, megjithatë këto motive momentalisht mbeten të panjohura.
Jonuzi, Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, janë identifikuar nga PD si simpatizantë të PS-së.
Fraksion.com