AktualitetTë fundit

“Lokali im bazë e PD-së”; Flet nga arratia autori i incidentit në Kavajë: Ja arsyet e konfliktit

Ndriçim Jonuzi i cili u përshi mbrëmë në incidentin e Kavajës, ka reaguar me anë të një videoje mbi arsyet e konfliktit që çoi në plagosjen e anëtarit të PD dhe për militimin e tij politik. Me anë të një videoje të gjatë, e cila po qarkullon në whats appin e besimtarëve muslimanë në Kavajë, Jonuzi ndalet në dy momente kyçe ku sqaron arsyet e konfliktit dhe faktin se ai ka qenë gjithmonë një simpatizant i PD, madje ka strehuar siç thotë ai edhe çunat problematikë të PD në lokalin e tij në 2017.
Së pari, sa i përket arsyes se përplasjes ai shprehet se nuk është krenar për çfarë ka bërë, por nga ana tjetër kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me politikën.. Ai shpjegon se në fakt sherri ka nisur pas provokimit të të rinjve teksa Jonuzi po kalonte në rrugë ndërsa ata i kishin zënë rrugën një të njohuri (Tahiri i përmend edhe emrin) i cili ishte bashkë me të ëmën duke shkuar për të çelur iftarin. Tahiri thotë se ai vetëm u ka thënë ‘Hape rrugën, se sheh që ke një nënë aty me shami’.

Së dyti ai flet për deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha se ai ishte militant i PS. Jonuzi 40 vjeç, shprehet se në fakt ai ka qenë gjithë jetën militant i PD-së dhe se nuk i vjen mirë që Basha i ka hedhur poshtë gjithë ato sakrifica për PD-në. Ai zë me radhë të gjithë ish-kryetarët e ministra të PD me të cilët ka punuar ndër vite, derisa vjen në vitin 2017 ku ka mbajtur në lokalin e tij gjithë PD-në. Por jo vetëm kaq. Jonuzi tregon se Lulzim Basha ka qenë në lokalin e tij i cili në 2017 ishte kthyer në një bazë të PD-së për 1 muaj me radhë, ku çunat problematikë bënin çfarë bënin, e rrinin më pas të sigurtë në lokalin e tij.

Më poshtë videoja e plotë që po qarkullon në ëhats appin e muslimanëve të Kavajës./Lexo.al

 

Fraksion.com