AktualitetTë fundit

Kishte 17 emigrantë të paligjshëm në furgon: ‘Perimetri’ arreston 34-vjeçarin në Korçë

Një 34-vjeçar është arrestuar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar me mjetin e tij 17 emigrantë të paligjshëm. Arrestimi i P. L., 34 vjeç, banues në Fier, ndodhi në aksin Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj.

Ai ishte duke transportuar me një mjet furgon tip “Fiat” 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndalimi i tij u bë në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, që gjatë operacioneve të mëparshëm ka ndalur me dhjetëra emigrantë dhe ka vënë në pranga disa persona që kanë tentuar të mundësojnë kalimin e tyre të paligjshme drejt vendeve të BE.

34-vjeçari i arrestuar do të dërgohet për gjymin në Gjykatën e Korçës.

 

Fraksion.com