Vetingu; Shkarkohet prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Kolë Hysenaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar të hënën nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Qarkut Tiranë, Kolë Hysenaj.
Mëngjesin e sotëm, trupa gjykuese e KPK që kreu vetingun ndaj Hysenajt, Pamela Qirko, Olsi Komici dhe Firdes Shuli, i komunikuan Hysenajt shkarkimin nga detyra.
Kolë Hysenaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokuroritë e Lushnjes, Kavajës dhe Tiranës. Hysenaj ishte prokuror i çështjes ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, në gjykatën e kryeqytetit.
Seanca e parë në veting për Hysenajn nisi në muajin shtator të vitit 2020, por u shty në kohë pasi KPK riçeli hetimin ndaj tij. Pas hetimit të dytë administrativ, Hysenaj rezultoi me probleme në kriterin e pasurisë.
Fraksion.com