Qëllohet me armë brenda një zyre elektorale të PD në Kavajë, një i plagosur; Basha niset urgjent nga Tirana
Një i plagosur më armë zjarri në Kavajë.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një zyrë elektorale të PD-së në këtë qytet.
I plagosur ka mbetur 25-vjeçari Gledi Oshtuni.
Ende nuk ka detaje se çfarë ka ndodhur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Ndërkohë që raportohet se menjëherë pas sulmit është nisur drejt Kavajës kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Fraksion.com