AktualitetPolitikëTë fundit

Rama publikon fotot nga çasti i hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”

Dita e djeshme,e diel 18 prill, shte një ditë e shënuar për qytetarët e Kukësit, por jo vetëm.

“Lasgushi” i Air Albania u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit “Zayed – Flatrat e Veriut”.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot dy foto nga hapja e Aeroportit Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, emër ky në nder të Princit të Kurorës të Emirateve Arabe për shkak të ndihmës që ka dhënë gjatë luftës së Kosovës kur shumë shqiptarë të Kosovës u zhvendosën në Kukës.

Për shkak të rregullave ndërkombëtare të sigurisë, avioni fillimisht në Rinas dhe më pas fluturoi drejt Kukësit dhe ashtu siç kishte premtuar kryeministri Edi Rama, të parët që prekën pistën e aeroportit ishin emigrantët kuksianë që jetojnë në Londër, ku prioritet patën veçanërisht skeptikët e këtij projekti.

Në këtë aeroport fillimisht do të nisin të gjitha testet me kompanitë ajrore që janë në kontakt me operatorin dhe në 17 qershor do të jetë totalisht i përdorshëm nga të gjitha kompanitë pas fazës së certifikimit ndërkombëtar .

Aeroporti i Kukësit fillimisht do ketë destinacione Gjermaninë Zvicrën e Italinë.

Ky aeroport është i dedikuar për kompanitë loë cost, që ofrojnë shërbime cilësore me çmime të ulëta. Aeroporti ka një territor prej 512 mijë metra katrorë, me një gjatësi piste prej 1900 metrash dhe gjerësi 45 metra.

May be art of 2 njerëz

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe people standing

 

Fraksion.com