Plagosi sekretarin e PD në Kavajë, autori me dy emra e precedentë kriminalë, në kërkim nga Interpol Roma për vrasje
Autori i dyshuar i plagosjes së sekretarit të PD në Kavajë Bledar Okshtuni figuron një person me precedent kriminalë në fushën e krimit kundër jetës dhe ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Personi i shpallur në kërkim quhet Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri, pasi e ka ndërruar mbiemrin.
Ky shtetas është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një vend të BE-së.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje.
Jonuzi është fshehur në Kavajë dhe është vënë në pranga më 2014, ku ka vuajtur dënimin me 8 vjet dhe me sa duket i është ulur.
Ai ishte integruar në shoqëri dhe madje ishte punësuar në institucione shtetërore në Kavajë. Po kërkohen përforcime edhe nga Tirana, për t’i ardhur në ndihmë Policisë së Kavajës për kapjen e tij.
Konflikti ka qenë për motive të dobëta.
Jonuzi e ka ndjekur 27-vjeçarin derisa e ka plagosur. Ende po mblidhen dëshmi, për persona që kanë qenë dëshmitarë okularë.
Frakson.com