Noka: Kanë braktisur çdo familje në Vorë dhe kudo
Kandidati i PD për qarkun e Tiranës, Flamur Noka ishte sot në Vorë, në një familje e cila, sipas tij ka shpenzuar 6.5 milionë lekë për t’u kuruar nga Covid.
“Ai ka shpenzuar rreth 6.5 milion lekë për kurim, por nga shteti nuk ka marrë asnjë qindarkë rimbursim. Rrëfimi i Fatmirit e nxjerr bllof Rilindjen dhe propagandën e saj”, u shpreh Noka.
“Të luash me shëndetin e qytetarëve është krim! “Këtë mënyrë qeverisjeje do ta largojmë me 25 prill”, theksoi Noka.
“Qytetarët shqiptarë meritojnë të trajtohen me dinjitet”, tha ai.
Fraksion.com