AktualitetLife StyleTë fundit

Ku e ke njohur burrin? Eni Vasili përballet me fëmijët e ‘Piter Panit’

Nuk ishte në grupin e personazheve që e shfaqin partnerin dhe lidhjen e dashurisë, por vetëm kur gazetarja dhe moderatorja ishte në pritje të ëmbël, u mësua se prej kohësh ajo po jeton një marrëdhënie të bukur.

Mjaftuan disa foto nga paparaci që Eni dhe Armandi, bashkëshorti i saj, të mos e fshihnin më lajmin e bukur, madje edhe që së shpejti do të bëhen prindër të dy vajzave.

Sot, nga “Kurthi i Piter Panit”, vogëlushët nuk ia kursyen Enit pyetjet për shtatzëninë, por edhe ato për bashkëshortin.

Ku dhe si e ka njohur atë?

“Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prishën ca plane pastaj, por s’ka gjë… “ – tha moderatorja duke shtuar se ajo tashmë e ka vendosur që nuk mund ta lërë profesionin e saj, ndaj bashkë me bashkëshortin ata do të vazhdojnë në Shqipëri.

 

Fraksion.com