“Asgjë s’është e pamundur”; Rama sjell dëshminë e Osman Rusit: Shtëpia më e mirë dhe në kohë rekord
“Asgjë nuk është e pamundur përballë fuqisë së pasionit tonë shqiptar për Shqipërinë”, -thekson Rama.
Ndërsa banori nga Shijaku Rusi kur nisi rindërtimi i shtëpisë tha “data 26 nëntor e di gjithë Shqipëria si ka qenë për ne. Më janë gjendur pranë që në moment, ka ardhur bashkia më ka ndihmuar jashtëzakonisht. Jam tepër i kënaqur me punën që po bëjnë”.
Pas rindërtimit të shtëpisë i emocionuar Rusi tregon se “shtëpia u bë në kushte edhe më të mira se si e kisha pasur dhe në një kohë shumë rekord. Jam tepër i kënaqur, për mua kanë punuar shumë, shtëpia është 2+1 jemi katër pjesëtarë në familje. Kemi jetuar në kushte të këqija, nuk ma merrte mendja se do të bëhej kështu si u bë”.
Disa ditë më parë Kryeministri Rama tha se “deri në fund të këtij viti do të kenë përfunduar 4500 shtëpitë individuale dhe 12 mijë apartamentet do të dorëzohen në gjysmën e parë të vitit 2022.
Fraksion.com