Rama tregon bisedat me 3 ‘çunat nga Londra’: Hajde më prek a nuk jam 3D? Kënaqësi të zbres në aeroport real! Njëri nga emigrantët quhej Edi Rama, ishte me PD
Kryeministri Edi Rama flet pasi zbriti nga avioni i parë në aeroportin e Kukësit. Rama tregoi bisedën me 3 emigratët në avion.
“Përshëndetje të gjithëve. Së pari do të doja një vullnetar, kush del vullnetar të fijë këtu. Më preëk më prek jam real apo 3D. Unë jam real, sapo kam pasur kënaqësinë e jashtëzakonshme të zbres nga një avion real në këtë aeroport real me një grup njerëzish real të cilët kisha shumë kohë që doja ti takoja se ma kanë lexuar librin e shtëpisë me shumë pasioin sa herë kam folur pëqr aeroportin.
I takova atje dhe vendosa të flas për 3 prej tyre. Ai quhej Edi Rama dhe ishte me PD. Emrin e gjatë e kishte Eduard po i thërrisnin Ed Rama. Hë mo vëlla i thasë si e more këtë rrenë dhe vendose të vish. Vallai tha nuk kam ça të them se kisha besu po ta shohim deri në fund a po e mban llafin ma tha në ajër.
Unë i thasëhë dy rrugë ka o bashkë do shkojmë në bortën tjetër ose do bëhet. Tjetri ishte dhe më interesant ishte dhe demokrat i veshur me blu. Jo jo tha e mbajte llafin, ne demokratët kemi një gjë tha po se pamë se besojmë. Po si ka mundësi thashë mo këta u shaluan në rrena dhe prapë po se pamë se besojmë. Kurse i treti më tha a ka naj vend te Ps për patronazhist”, tha Rama.
Fraksion.com