AktualitetPolitikëTë fundit

Balluku: Aeroporti i Kukësit do të jetë operacional, nga sot nisin testimet në kompanitë ajrore! Në 17 qershor do të jetë totalisht i përdorshëm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit Belinda Balluku nga aeroporti i Kukësit tha se ky aeroport është operacional. Sipas Ballukut që nga sot do të nisin të gjitha testet me kompanitë ajrore. Po ashtu Balluku tha se në datën 17 qershor aeroporti i Kukësit do të jetë totalisht i përdorëshëm nga të gjitha kompanitë.

‘Ka qenë një punë intensive, pasi unë vij nga bota e aviacionit. Falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë punë kaq të rëndësishme një grup njerëzish që kanë punuar ditë dhe natë. Në vitin 2018 kryeministri Rama tha se do të kishte një aeroport ndërkombëtar. Për të thënë të drejtën kam pasur dyshimet e mia nëse do të ndërtohej kaq shpejt. Ju nuk keni asnjë dyshim se aeroporti është atje dhe nuk është 3D. Ju nuk keni asnjë dyshim që Edi Rama di të bëjë punën dhe mban fjalën. Sigurisht në aviacion ka rregulla. Rregullore europiane dhe mbarëkombëtare, të cilat ne i respektojmë. Si vend pjesë e Europës, ne i respektojmë këto rregulla. Duke nisur nga sot ky aeroport është operacional.

Duke nisur nga sot në këtë aeroport do të nisin të gjitha testet me kompanitë ajrore. Do të nisin nga puna për të lidhur kontrata, për të naviguar procedurat dhe për ta bërë këtë aeroport sa më tërheqës për të gjithë zonën. Kukësi do të kthehet në një pikë të re zhvillimi në Shqipëri. Dhe kjo do të bëhet sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi në datë 17 qershor aeroporti i Kukësit do të jetë totalisht i përdorshëm nga të gjitha kompanitë. Ky është një aeroport operacional dhe nga ky moment i lihet në dorë koncesionarit që do të lidhë marrëveshje me kompanitë ajrore që nuk janë të pakta. Që këtu do të fluturohet drejt Zvicrës, do të jetë gjeneza e një historie të re.’- tha Balluku.

 

Fraksion.com