AktualitetPolitikëTë fundit

Qytetari thërret “Rama ik”; Kryeministri: Ata janë hudhrat tona! E bukura e këtyre është se ikin vetë me vrap

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me vajza dhe gratë e Tiranës. Thirrjet “Rama ik” nuk mungojnë as në takimet e vetë Kryeministrit, ku ky i fundit nuk ia përton kundërpërgjigjet.

Një qytetari që i thërriti “Rama ik”, Kryeministri e quajti një hudhër të PS-së, ndërsa shtoi se e bukura është se ata ikin vetë me vrap kur thonë atë fjalë.

Qytetari: “Rama ik”.

Rama: Ja doli, po e  prisja. Nuk ka se si mos të dalë. Është koncepti i vitit 1936 që vazhdon. Nuk ka sesi mos dali. është po i njëjti koncept që vazhdon dhe janë po ata.

Partia Demokratike ka më shumë buri në dispozicion por është ajo makina e atij të rënë nga vakti që me çdo kush do të prishte koncertin dhe që i dukej piano si gogol. Rama ik thotë ai. E bukura e tyre është se thonë Rama ik dhe ikin me vrap. Këta janë hudhrat tona.

 

Fraksion.com