Prezantimi i masterplanit të Portit të Durrësit; Rama: Projekti i ndarë në 5 faza, në 4-5 vite do ketë përfunduar
Kryeministri Edi Rama tha se sot bëhet realitet ëndrra disa vjeçare e krijimit të këtij porti në pikën kryesore turistike dhe nxitje të ekonomisë. Ai tha se projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 4-5 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë duke dëshmuar fuqinë njerëzore për të bërë ëndrrën realitet.
“Midis një ëndrre që ti e shikon me sy hapur dhe realizimit të saj është një det i tërë ku duhet të përballosh të gjithë dallgët, befasitë dhe zhgënjimet, një ditë të bukur ëndrra bëhen më e afërt dhe e mundshme. Ky ishte takimi me mikun tonë të shtrenjtë tani më, që i hapi rrugë këtij projekti. Ky nuk është një projekt vetëm për të bërë këtu një reklamë, por është kartolina e realizimit të një projekti që vijon me 5 faza dhe do nisin punimet për fazën e parë në pjesën e braktisur të Portit të Durrësit. Nuk do ketë më kontenier, skrap vinça e ndotje, por do të ketë një jetë të re që pulso dhe këtu do të jetë zemra e turizmin shqiptar, por Durrësit do të kthehet në një forcë të madhe të shtuar të ekonomisë shqiptarë. Durrësi do të rikthehet aty ku ishte atëherë ku këtu vinin ato pak anije dhe ku këtu lëvizte e gjithë tregtia në pikërisht vendin ku do të vijnë të gjitha anijet e kohës që jetojmë dhe do të lëvizë e gjithë tregtia. Sot është dita kur kalojmë nga ëndrra në realizimin e saj. Dallimin mes ëndrrës dhe realiste e bën data e projektit, sot kemi një projekt dhe një afat, pra ne kemi hyrë në rrugën e zbritjes së ëndrrës në tokë dhe transformim të që saj kemi ëndërruar në një realitet të prekshme. Ai që vjen është një investitor që e di se çdo euro që do të hedh këtu është garancia për atë që në pamë në projektin 3 D. Në 4-5 vjet do e shohim të realizuar dhe do të shohim fuqinë njerëzore për të bërë ëndrrën realitet”, tha Rama.
Fraksion.com