“Një super kinge’’; Rama rrëfen simpatinë për kandidaten e PS: Gjuaja kosha për t’i rënë në sy
Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti me gra dhe vajza në Tiranë, ka folur ndër të tjera për figurat më të rëndësishme të kësaj partie.
Duke prezantuar gratë socialiste, Rama tregoi histori të ndryshme sesi janë bërë ato pjesë e PS. E veçantë ishte për kryeministrin njohja e hershme me ish-ministren Mimi Kodheli.
Rama tha se me Kodhelin ka pasur njohje të vjetër, prej prindërve, madje ajo i shkonte për vizitë në shtëpi.
Ai thotë se Kodheli ishte një super kinge me flokët e gjata, dhe ai për t’i rënë në sy gjuante kosha për të treguar sa bukur i bënte.
‘’Mimi është këtu sot pas një rruge shumë të gjatë, qysh nga koha kur kishim një lidhje të largët në kohë të largët për shkak të prindërve. Unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë bashkë me Mimin Ajo ishte një super kinge me flokë të gjatë, nga ato lloj kingesh që kur futet në jetën e një pubertari krijojnë fantazira.
Ne kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe Mimi vinte, unë dilja poshtë dhe gjuaja për të treguar sa i zoti isha për të bërë kosha. Po vetëm këtu, asgjë më shumë. Pastaj Mimi punonte në sektorin bankar. Shumë vite nuk u takuam më dhe më pas erdhi të punonte me mua në bashkinë e Tiranës. Pjesën tjetër e dini. Mimi është një tjetër vajzë grua që është këtu për një arsye.” tha Rama.
Fraksion.com