Najada Çomo: T’i japim kryeministrit votën për qeverinë e re, që ta bëjë Shqipërinë të buzëqeshë!
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me gra dhe vajza të Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Pjesë e takimit ishte dhe kandidatja e PS në Tiranë, Najada Çomo, e cila në fjalën e saj vlerësoi të gjitha gratë.
Mes të tjerash, Çomo iu bëri thirrje grave dhe vajzave shqiptare të votojnë kryeministrin Edi Rama, në mënyrë që, sipas saj, të marrë qeverinë e re për të bërë Shqipërinë të buzëqeshë.
“Ne të gjithë gratë shquhemi nga mençuria dhe durim për të bërë gjëra të mira. Në emër të gjithë stafeve mjekësore jap suportin dhe mbështetjen time maksimale. T’i japim kryeministrit Rama votën për qeverinë e re, për të bërë Shqipërinë të buzëqeshi”, tha Çomo.
Fraksion.com