“Ka ndërruar emrin ishte i arrestuar”; KQZ publikon verifikimet për kandidatin e LSI
Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e Prokurorisë së Përgjithshme për kandidatin e LSI në zgjedhjet e 25 prillit, Artur Baku.
Nga verifikimet e Prokurorisë, ka rezultuar se kandidati Baku ka qenë i dënuar apo arrestuar më parë, si dhe ka ndryshuar emrin.
Të dhënat e Prokurorisë për kandidatin Artur Baku:
Rezultoi të ketë kryer ndryshime në përbërësit e gjendjes civile;
- Referuar përgjigjes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, konstatohet se subjekti, ashtu siç e ka deklaruar, ka ndryshuar përbërësin e gjendjes civile, rubrikën e emrit nga “Afrim” në “Artur”, ndryshim i cili është pasqyruar në regjistrin themeltar të popullsisë të vitit 1974, “Qytet Fushë Krujë”, referencë 21/85
Nuk rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë vepre penale, nga autoriteti gjyqësor shqiptar;
Nuk rezulton i dënuar me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor shqiptar për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë;
Rezulton të ketë qenë i dënuar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare, për kryerjen e një vepre penale;
- Referuar përgjigjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, subjekti Artur Ismail Baku, lindur më datë 17.12.1973, është arrestuar në datë 23.11.2015 nga strukturat e policisë të stacionit të policisë Fushë-Krujë, në Komisariatin e Policisë Krujë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në datë 25.11.2015, është liruar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.
Rezulton të ketë qenë i siguruar me masë shtrënguese të sigurisë personale;
- Referuar vendimit nr. 337, datë 25.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, pas kërkesës së prokurorit për vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimit të masës së sigurimit ndaj të arrestuarit Artur Baku për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, ka vendosur, vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Artur Baku dhe caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke urdhëruar lirimin e tij.
Fraksion.com