AktualitetPolitikëTë fundit

“Jam i bindur që do të donit të më shihnit me Ilir Metën”; Rama në Skrapar: Duhet ta zbrisni nga maja e ta ktheni në shtëpi

Kryeministri Edi Rama ka folur para banorëve të Skraparit për Ilir Metën duke thënë se është i bindur që do të donin ta shihnin me të në këto ditë të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Megjithatë, i bën thirrje që “ta mbledhin në shtëpinë e tij” se i ka vënë në vështirësi dhe t’i thonë se e ka tepruar, ndaj duhet të shikojë punët e tij.

Dua ta sqaroj këtu se është vendi për ta thënë qartësisht. Shumëkush mund të thotë çfarë do, ti e zgjodhe Presidentin. Madje edhe kur imiton Vojo Kushin në konferencë shtypi, thonë se Edi Rama është fajtor. Nuk është e vërtetë. Në atë moment që duhet të zgjidhnim presidentin, e dinit si ishte situata, Lulin e kishim në çadër, thoshte “Rama ik se unë s’dal”. Ilirin kishim ne brenda, nuk kishim tjetër.

Nuk e imagjinoja që Meta do shëtiste Shqipërinë duke mbajtur dekorata në bagazh. Kurrë nuk e kam imagjinuar. Por ishte e qartë që ishte president për opozitën. Çështja është çfarë duhet të bëjë më shumë Skrapari për Ilir Metën. Pa Skraparin, do ishte askushi. Ky vend e bëri Ilir Metën, Ilir Meta. Por sot është po ky vend që duhet ti thotë “E ke tepruar, është koha të shikosh punët e tua se me punët e tua se me të vendit nuk duhet të përzihesh”. Është i vetmi në historinë e Shqipërisë, 30 vjeç kryeministër, 40 vjeç kryetar Kuvendi, 50 vjeç President i Republikës. Nuk ka Shqipëria të tjerë. Këto janë rolet më të larta të pushtetit.

Unë ju them “mblidheni në shtëpinë e tij” në sensin e asaj që keni në dorë se ju e keni çuar atje. Pa ju do ishte askushi. Në majë ka vënë ulërimën, zbriteni nga ajo majë. Do thoni ju si? Ka kohë që flet për një referendum të madh në Vlorë. Por këtu kush vjen e ju thotë LSI, thojini nuk e njohim LSI, njohim Ilir Metën dhe kush vjen këtu, duhet t’i thoni që t’ju ndihmojë të zbresë nga maja e ta kthejë në shtëpi. Jam i bindur që do donit të më shihnit me Ilir Metën, jeni në vështirësi, ju ka vënë në pozitë të vështirë.”, tha Rama

 

Fraksion.com