AktualitetPolitikëTë fundit

“Vlora ndizet dhe e dini çfarë ndodh”; Meta: 25 prilli është prova e radhës, do të përvëlohen të gjithë

Presidenti Ilir Meta nuk i ndahet Vlorës duke i kërkuar të gjithëve që të denoncojnë skenarët dhe të mos intimidohen nga askush.

Sa i përket qarkut të Vlorës, ku nuk kanë munguar përplasjet e shpeshta me Ramën dhe Gjiknurin, Meta tha aty do jetë ditën e zgjedhjeve dhe se “me 25 prill do të përvëlohen të gjithë ata që janë tallur”.

“Vlora ndizet dhe e dini çfarë ndodh. I ftoj që të ndihen të qetë, të mos intimidohen nga askush. Të denoncojnë skenarët. Ju kam dhënë fjalën që me 25 prill do të triumfojë referendumi për mbrojtjen e Kushtetutës në themel të së cilës janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Triumfi do të nisë nga Vlora.

25 prilli është prova e zjarrit për të gjithë, do të përvëlohen të gjithë ata që janë tallur. Demokracia dhe sundimi i ligjit nuk është lojë”, tha Meta.

Ndërsa për denoncimin që bëri për pajisjen me karta ID me të dhëna të personave të tjerë, Meta tha se skenarët e zbulojnë nga qytetari digjital dhe thumboi ish deputetin e LSI-së Shkëlqim Selamin duke shtuar se “ka çimka patriote.”

“Presidenti do të jetë në terren, është në komunikim me të gjithë qytetarët online. Qytetari digjital është vigjilent 24/24, kështu i zbulojmë ne skenarët, ka dhe çimka patriote”, tha Meta.

 

Fraksion.com