“Si bëhet tava e dheut?”; Basha në kuzhine: E keni marrë vesh se unë e dua me shumë piper, firmos edhe tortën
Kryetari i partisë Demokratike këtë te enjte ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë dhe studentë të kuzhinës.
Basha në këtë takim ka pyetur studentët se çfarë po gatuajnë dhe se si i kanë marrëdhëniet me përdorimin e piperit, pasi atij i ka dalë nami që e përdor shumë piperin.
“Si bëhet tava e dheut me fruta deti? E keni marrë vesh ju se unë i shtoj shumë piper”, tha Basha ndër të tjera gjatë vizitës ku ka parë dhe ka dhënë komente për disa gatime të të rinjëve.
Gjithashtu ai është shprehur se arsimi profesional është dhe prioriteti i tij numër një si një mundësi për punësimin e të rinjve.
Ndërkohë në këtë takim Basha është pritur me një tortë me logon e koalicionit PD-AN dhe me flamurin kuq e zi, ndërsa mbi të vetë kryedemkrati ka shënuar numrin 9 dhe shenjën e votimit.
“Duhet të kisha bërë pak trajnim, këtë e përdorin shumë mirë vajzat sepse kanë bërë një kurs ku bëhen pjekjet e byrekut dhe e embëlsirave. Torta më e bukur dhe domëthënëse”, ka thënë Basha.
Fraksion.com