AktualitetPolitikëTë fundit

“Edhe fëmijët e mi të shuhen si të Adem Jasharit”, Frrok Çupi komenton deklaratën e Metës: Makabritet i madh, po ndez flakët e akteve terroriste në vend

“Makabritet” e ka cilësuar analisti Frrok Çupi deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili tha pak ditë më parë se është gati të sakrifikojë edhe fëmijët e tij si të Adem Jasharit, nëse do të ketë nevojë vendi. I ftuar në studion e “Report TV”, ndërsa komentoi gjuhën e ashpër të përdorur nga Meta  javët e fundit, Çupi u shpreh se Presidenti po ndez flakët e akteve terroriste në vend.

“Meta po ndez flakët e akteve terroriste në vend që po thotë se unë djeg fëmijët e mi për atdheun, thirrje kamikazës, makabritet i madh, e papranueshme, do të thotë se te njerëzit e dobët, të dobët emocionalisht, ekonomikisht, dërgon mesazhe se atë ditë duhet ët ketë luftë qoftë edhe brenda llojit. Nuk ka ndodhur kurrë, askush nuk ka të drejtë të thotë se unë do të ther fëmijët”, tha Çupi.

Lidhur me deklaratat e Metës se  nuk do të lejojë vjedhjen e votave, Çupi u shpreh se  kompetencat e Presidentit janë të kufizuara dhe se nuk ka ansnjë instrumet për ta realizuar këtë. Sipas analistit, Meta thjesht tremb popullin me ‘fantazmën’ e Presidentit.

“Janë të limituara kompetencat e Presidentit dhe ka një nen që thotë se kalimi dhe ushtrimi i çdo kompetence tjetër, është e papranueshme për Presidentin., Presidenti bëhet një lloj shtese e paligjshme në institucionet që merren me ruajtjen edhe numërimin e votës. Askund nuk është presidenti që merret me këtë gjë. Presidenti nuk ka asnjë të drejtë dhe nuk ka asnjë instrument për ta realizuar këtë, thjesht tremb popullin me fantazmën e Presidentit, sikur mbron votat e popullit shqiptar”, shtoi ai.

 

Fraksion.com