“Zhvillimet politike në Shqipëri, rajoni dhe integrimi në BE”; Kodheli-video konferencë me Piero Fassino
Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë znj. Mimi Kodheli ka zhvilluar sot një video konferencë me z. Piero Fassino, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Italisë.
Në këtë takim u fol mbi zhvillimet politike në Shqipëri, çështjet rajonale dhe proceset integruese në BE-së.
Lajmin e ka bëtë të ditur vetë znj Kodheli, me një popstim në rrjetin social Facebook.
“Sot paradite, në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme zhvillova një video konferencë me z. Piero Fassino, Kryetar i Komisionit për Çështjet e Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Italisë, gjatë të cilës folëm mbi zhvillimet politike në Shqipëri, çështjet rajonale dhe proceset integruese në BE.”, tha
Një theks i veçantë iu vu marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve si dhe bashkëpunimit ndërparlamentar.
Shkëmbyem gjithashtu mendime edhe lidhur me seminarin e ardhshëm ndërparlamentar me temë “Ballkani Perëndimor midis multipolarizmit dhe procesi i integrimit europian”, që do të zhvillohet më 26 prill 2021, me iniciativën e Komisionit për Çështjet e Jashtme dhe Komunitare të Dhomës së Deputetëve të Italisë si dhe me pjesëmarrjen e Kryetarëve të Komisioneve të Jashtme të vendeve të rajonit, Ministrit Italian të Punëve të Jashtme Di Maio, si dhe të Komisionerit të BE për Zgjerimin Varhelyi.”, shkruan Kodheli.
Mimi Kodheli është kandidatja me numër 21 në listën e PS për qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit.
Postimi:
Fraksion.com