AktualitetPolitikëTë fundit

“Pa Bashën kryeministër”; Topalli: 3 kryetarët dyshojnë për njëri-tjetrin, bisedime me PD por …

Drejtuesja e Lëvizjes Për Ndryshim, Jozefina Topalli u shpreh sot në një intervistë televizive se partia e saj do jetë një faktor i rëndësishëm politik për krijimin e qeverisë së re.

Ajo u shpreh se duke i besuar nuhatjes së saj politike, që nuk e ka zhgënjyer kurrë, asnjë nga 2 partitë e mëdha, PD-PS nuk do marrë dot votat e mjaftueshme për të qeverisur e vetme.

Nisur nga kjo, Topalli ka zbuluar që do të negociojë me demokratët, por me kushtin që Basha të mos jetë kryeministër, por Shqipëria të ketë një Mario Draghi shqiptar. Nëse fiton PS-ja, Topalli e përjashton si mundësi bashkëpunimin me ta, por thotë se do të bëjë opozitë të fortë kundër Edi Ramës dhe personave që e mbajnë atë në pushtet.

“Me Ramën kryeministër jo. Nuk negocioj. As Rama, as Basha, as Ilir Meta. Ne mund të gjejmë Mario Draghi tonë shqiptar, i pakorruptueshëm. Prioritet kam një negociatë me PD-në për një Draghi shqiptar. Nëse fiton PS, do jem në opozitë të fortë kundër Edi Ramës dhe atyre që e mbajnë në pushtet”, tha ndër të tjera Topalli.

Për kryetaren e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, 3 kryetarët e partive më të mëdha në vend, përfshirë këtu edhe presidentin Ilir Meta, druhen nga marrëveshjet e fshehta me njëri-tjetrin.

Topalli tha se Rama synon thyerje me Bashës dhe Metës, ndërkohë nga ana tjetër, ky i fundit i druhet një pakti të fshehur mes tij dhe kreut të qeverisë.

“3 kryetarët dyshojnë për njëri-tjetrin. Rama dyshon që Lulzim Basha me të cilin ka bërë një marrëveshje, do që të ketë thyerje mes Bashës dhe Metës, meta dyshon që Basha do të hyjë në qeveri me Ramën. Po ndodh ajo që Rama ka thënë se kjo është një lojë shahu”, tha Topalli.

 

Fraksion.com