AktualitetTë fundit

Manastirliu: Më shumë se 200 mijë gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga COVID

Ndërsa vaksinimi masiv në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se deri më tani janë vaksinuar në total më shumë se 200 mijë të moshuar.

“Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga covid19 ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Manastriliu.

Në Facebook, Manastirliu ka postuar edhe një video të disa të moshuarve të vaksinuar, të cilët shprehen të kënaqur që kanë bërë vaksinën, pasi tashmë ndjehen më të mbrojtur, duke theksuar se nuk i ka shkaktuar asnjë efekt anësor, ndërsa falënderojnë qeverinë.

Deri më tani, në vend janë kryer 281.216 vaksinime, ku vetëm dje u vaksinuan 13.685 persona.

 

Fraksion.com