AktualitetPolitikëTë fundit

Kodheli: PS në Tiranë do të marrë të paktën 19 mandate

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Tiranë, Mimi Kodheli deklaroi sot se “PS në Tiranë do të marrë minimumi 19 mandate”.

E ftuar në një studio televizive, Kodheli u shpreh e sigurt në fitoren e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo tha se këtë bindje e bazon te qytetari shqiptar, i cili sipas saj, voton më shumë majtas.

Po ashtu, Kodheli u shpreh se “pjesëmarrja e lartë në votime do të rrisë votën për PS-në”.

“Njerëzit janë të vëmendshëm dhe do të shkojnë në votime më shumë seç e kemi menduar se besojnë te vendimmarrja e gjithsecilit prej nesh. Pjesëmarrja e lartë do ta rrisë votën për PS. E kam këtë bindje se qytetari shqiptar voton më shumë majtas. Sa më shumë të shkohet në votime aq më shumë do votohet PS. Njerëzit do të dinë të votojnë si gjithmonë. Minimumi do të marrim 19 mandate”, tha ajo.

 

Fraksion.com