Emrat: Abuzimi me kreditë e buta, deputetët që përfituan si të pastrehë
Por ligji u njeh edhe një të drejtë tjetër deputetëve. Atë të trajtimit me kredi të butë, që përgjithësisht janë skema sociale për familjet në pamundësi ekonomike.
Kanë qenë dy programe sociale, njëri që administrohej nga bashkitë dhe njëri nga Kryeministria që jepte kredi për titullarët me interes 4% dhe 0%. Në kohën e qeverisjes Berisha kanë qenë të shumtë zyrtarët të cilët përfituan nga këto programe, të cilat kanë nisur si programe për të ndihmuar familjet në nevojë.
Burime konfidenciale për Top Story konfirmojë disa nga emrat më të rëndësishëm të Partisë demokratike që kanë përfituar kredi të butë me interes 4%, që bazohet në VKM nr 600/2007. Kjo VKM parashikonte që zyrtarët të subvencionoheshin me kredi për të blerë shtëpi në vendin e ushtrimit të detyrës.
Oerd Bylykbashi një nga emrat më të fortë në PD, ka përfituar kredi të butë në vlerën e 5 mln lekëve me inters 4%. Pasi mori kredinë, pasuria e tij u rrit dhe në vitin 2017 deklaroi dy apartamente, një klinikë dentare dhe disa mijëra metra tokë bujqësore.
Brikena Kasmi, ish zëvendësministrja e drejtësisë e Berishës, përfitoi po ashtu një kredi të butë 50 mln dhe bleu një vilë në Gjrin e Lalëzit.
Adriatik Alimadhi, i cili aktualisht është në parlament si përfaqësues i opozitës së re, e ka deklaruar edhe në formular se ka përfituar 5 mln lekë kredi si i pastrehë.
Zyrtarë të tjerë që kanë përfituar kredi të butë me inters 4% janë Ndue Paluca – ish deputete i PD, Shkodër , Iva Zajmi – ish zv.ministre e Brendshme, Spiro Ksera – ish zv.ministër i Punës, Enno Bozdo – ish zv.ministri i METE, Visho Lika – ish zëvendës ministër i Inovacionit, Gjergji Papa – ish deputete PD, Korçë, Dorjan Teliti – ish-zv.ministër i Financave, Paulina Hoxha – ish deputete PD Shkodër dhe deputetja e PS-së Paulina Hoti.
Në 2014, pas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku dolën në dritë shkeljet marramendëse, qëveria pezulloi për një vit programin e kredive të buta dhe tashmë ata administrohen vetëm nga bashkitë.
Fraksion.com