“PD ngriti dhjetëra universitete fantazmë”; Rama: Ne trefishuam numrin e studentëve që hynë në arsimin profesional
Kryeministri Edi Rama e ka ndalur turin e tij të takimeve sot në Librazhd.
Sipas Ramës, në kohën kur qeveriste PD, ngritën universitete private fantazmë.
Rama shton më tej se Partia Socialiste ka trefishuar numrin e djemve dhe vajzave që ndoqën arsimimin profesional, si dhe përgjysmuan tarifat për studentët gjatë qeverisjes së tyre.
“A ju kujtohen radhët në shi e në të ftohtë për të paguar dritat, nuk janë më. Si ato nuk janë shumë radhë të tjerë, por ka ende plot njerëz që nuk arrijnë ta marrin hipotekën në moment, një shërbim ose një tjetër në moment. Ka plot njerëz që ndeshen me murin shurdh e qorr të sporteleve. Pyetja është e thjeshtë: çfarë të bëjmë. Ta çojmë deri në fund këtë sistem, që e fut shtetin të tërin në telefonin dhe kompjuterin tënd. Edhe jashtë shtetit të jesh mjafton të aplikosh online. Kjo jo vetëm është e mundur por është duke e bërë. Do vazhdojmë ta bëjmë realitet deri në fund apo do kthehemi përsëri mbrapa.
Sot merren vetëm përmes të njëjtit sistem arsimi që garanton meritën përmes konkurrencës dhe siguron transparencën që bën që askush të mos parakalojë dikë tjetër me shtysën e mikut, politikanit dhe partisë. Do përjetojmë një uragan tjetër mbi sistemin e hyrjes në universitete. Çdo vajzë dhe djalë shkon në shkollë me meritat e tij, është rezultati që vendos dhe prej disa vitesh nuk kemi një ankesë të vetme kur bëhet hyrja në universitet. Shumëkush nga ju e dini se sa eksperienca keni dëgjuar se si një shoqes tuaj me të gjitha 10, i dilte përpara një tap topi vetëm sepse kishte babain të pasur apo politikanë apo deputet. Deri dje ne jetonim në një vend ku mundimet e mëdha të prindërve për ti çuar ata në universitet shkonin kot, paguanin pafund në universitetet fantazmë dhe në fund një diplomë pa asnjë vlerë. Një diplomë që krijon iluzionin që gjithë djemtë dhe vajzat do bëheshin juristë dhe pas diplomës ishte një vajzë dhe një djalë në kafene. Ne trefishuam numrin e djemve dhe vajzave që hynë në arsimin profesional. I përgjysmuam tarifat për studentët.
Nëse këto gjëra që nuk u bën me dhjetëra vite do të bëheshin kaq shpejt ne do ishim magjistarë, por ndërkohë as Franca, Gjermania, Italia, Belgjika nuk i kanë bërë ato që ne shohim sot sa hap e mbyll sytë, duke bredhur pas recetave çudibërëse, i kanë bërë veçse duke mishëruara së bashku forcën e karakterit të kombit të tyre. Sot ne jemi përpara një zgjedhje që është e qartë!”, tha Rama.
Fraksion.com